Lajm i keq për Barcelonën, Ferran Torres dëmtohet në stërvitje

Grumbullimi i Barcelonës ka nisur një javë më parë dhe tashmë vijnë problemet e para për Xavi.

Ferran Torres duhej të largohej para kohe nga seanca e sotme stërvitore. Sulmuesi spanjoll ishte duke bërë stërvitjene tij të parë të sezonit dhe pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë.

Nuk dihet ende se sa e rëndë është shkalla e dëmtimit të Ferran Torres. Të shtunën katalanasit do të nisen për në turin amerikan./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 21:46