Flakët përfshijnë kodrat me ullishte në Gorishovë, zjarrfikësit në terren për shuarjen e zjarrit

Kodrat me ullishte në Gorishovë, pjesë e njësisë administrative Cakran në bashkinë Fier, janë përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha gjatë mesditës së sotme.

Era e fortë ka ndihmuar përhapjen e flakëve në një zonë të gjerë me shkurre, ullinj dhe masiv pyjor. Banorët janë alarmuar nga situata, por zjarri ndodhet larg vendbanimeve.

Të lidhura

None found

Ekipet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe shuarjen e flakëve. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer dhe kushtet atmosferike, të cilat favorizojnë vijimin e përhapjes së zjarrit.

Bëhet fjalë për zjarrin e dytë masiv në zonën e Cakranit brenda dy ditësh. Një ditë më parë, flakët përfshinë kodrat e Kreshpanit, ku u dogjën rreth 2 mijë rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe e konsiderueshme toke.

Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen në terren, me synim kontrollin e situatës dhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.


Shtuar më 29.09.2026 18:05

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet