Mbretëresha e Britanisë Elizabeth II (95) është e njohur si një tifoze e futbollit, por pak dihet për klubin, të cilin ajo mbështet. Megjithatë, në një rast për habinë e madhe të stafit të Pallatit Buckingham, ajo pranoi se ishte një mbështetëse e West Ham.
Mbretëresha kurrë nuk donte që njerëzit të dinin kë mbështeste sepse donte të shihej si neutrale, por ajo e zbuloi sekretin e saj pasi dëgjoi një nga punonjësit që ishte tifoz i Millwall duke folur me një anëtar tjetër të stafit për derbin kundër rivalit të madh West Ham, ku ajo më pas zbuloi se mbështeste Hammers.
Historia u botua në 2009 nga “Daily Mirror” , duke theksuar se simpatia e saj për Hammers buron nga admirimi për ish -trajnerin e West Ham, Ron Greenëood, i cili udhëhoqi klubin për të fituar Kupën FA dhe Kupën e Kupave.
Elizabeth e takoi Greenwood disa herë dhe në 1981 i dha Urdhrin e Perandorisë Britanike.
Mbretëresha ka parë ndeshje të shumta futbolli gjatë sundimit të saj dhe shpesh e ka dorëzuar ajo trofeun në finalen e Kupës FA. Në kundërshtim me pozicionin e saj ishte Duka i Kembrixhit, Princi William, i cili haptazi pranoi se ishte tifoz i Aston Villa-s.