Kroacia, Dalic: Duam edhe më shumë, kam besim te lojtarët e mi

Zlatko Dalic ka dalë në konferencën për shtyp përpara sfidës së nesërme të gjysmëfinales përballë Argjentinës. Dalic ka besim te Kroacia e tij, të cilëve nuk u ve kufij dhe se beson se mund të bëjnë mrekullinë.

“Të jesh në mesin e katër skuadrave më të mira në botë është një arritje e jashtëzakonshme, por ne duam më shumë. Arritja në një tjetër finale do të ishte momenti më i madh i të gjitha kohërave për kombëtaren tonë. Përpara kemi Argjentinën, një skuadër e frikshme e drejtuar nga Messi. Ne i kemi analizuar kundërshtarët dhe e dimë si luajnë, madje ata kanë më shumë presion se ne.

Unë jam optimist nga natyra, u besoj lojtarëve të mi, ata kanë karkater të madh dhe pa këtë nuk do të arrinin në gjysmëfinale. Është një ndeshje e shkëlqyer për të dyja vendet. Aksionet janë të larta, askush nuk e kursen veten. Pres një ndeshje solide, dinamike dhe të ndershme. Nuk do të përshtatemi me stilin e tyre të lojës, kundër Holandës pati shumë duele dhe situata të ashpra, absolutisht ne duam t’i shmangim dhe shpresojmë që arbitri të ketë kontroll të mirë të ndeshjes”, është shprehur tekniku i Kroacisë./ h.ll/albeu.com