Një tjetër sukses i rëndësishëm i boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Pas Florian Markut është radha e Kristian Prengës për të hedhur me nokdaun kundërshtarin e tij Deshon Webster, kampion i Kanadasë për peshat e rënda.
Ndeshja u zhvillua në Filadelphia ku boksieri nga Kurbini e shtriu në ring rivalin që në raundin e dytë duke e dominuar në mënyrë të pamëshirshmme.
Kjo është fitorja e 11 e Prengës në karrierën e tij si boksier profesionit. Të 11-ta fitoret Prenga i ka regjistruar me k.o ndërsa numëron edhe 1 barazim.