Problem teknik në qendrën e NATS në Prestwick paralizon trafikun ajror, anulohen rreth 200 fluturime

Një defekt teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror në qendrën e NATS në Prestwick të Skocisë shkaktoi probleme të mëdha në qarkullimin ajror në Mbretërinë e Bashkuar. Ky ishte incidenti i dytë serioz i regjistruar brenda dy javësh.

Të lidhura

None found

Të dhënat e Cirium, kompanisë së analizave të aviacionit, të cituara nga BBC, tregojnë se gjatë së hënës u anuluan rreth 200 fluturime. Nga këto, 100 ishin mbërritje në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 99 ishin nisje.

EasyJet rezultoi linja ajrore më e prekur, pasi anuloi 47 prej 670 nisjeve të planifikuara. British Airways anuloi 11 nga 513 nisje të parashikuara.

Aeroportet e Glasgout dhe Belfastit u përballën me numrin më të lartë të anulimeve, sipas Cirium, ndërsa aeroportet e zonës së Londrës nuk patën ndikim të konsiderueshëm.

Pas ngjarjes së fundit, kompanitë ajrore dhe aeroportet shprehën kritika ndaj Shërbimeve Kombëtare të Trafikut Ajror, NATS, për incidentin e dytë serioz brenda një periudhe dyjavore.

NATS njoftoi se defekti teknik në Skoci ishte rregulluar dhe kërkoi falje për vështirësitë e shkaktuara. “Ne po punojmë me aeroportet dhe linjat ajrore për të minimizuar çdo ndërprerje të mëtejshme”, thuhej në deklaratën e saj.

Një përfaqësues i NATS sqaroi se problemi i fundit nuk kishte lidhje me ndërprerjen e ndodhur dy javë më parë.

Ndërprerja e fundit ndodhi vetëm dy javë pas asaj të 8 dhe 9 shtatorit, kur një gabim në softuer çoi në anulimin e më shumë se 2,000 fluturimeve dhe shkaktoi vonesa të shumta.

Gjatë atij incidenti, u prekën më shumë se 330,000 pasagjerë.

Pasagjerët e prekur nga defekti i fundit i NATS nuk pritet të përfitojnë kompensim financiar, bëri të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar, CAA.

Sipas CAA, defekti teknik ka shumë gjasa të klasifikohet si “rrethanë e jashtëzakonshme” në bazë të rregullave që mbrojnë të drejtat e pasagjerëve.

Si rezultat, linjat ajrore duhet t’u ofrojnë kujdes pasagjerëve të prekur, por me shumë gjasa nuk do të kenë detyrimin të paguajnë kompensim për vonesat apo anulimet që u shkaktuan drejtpërdrejt nga incidenti teknik.

NATS po bashkëpunon ende me aeroportet dhe kompanitë ajrore për rikthimin e operimit normal dhe për reduktimin e ndërprerjeve të tjera.


Shtuar 21.09.2026 18:43

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis