Naureda Llagami dhe Jordan Daci janë dy kandidaturat e para që kanë kaluar fazën fillestare, pasi kanë plotësuar të gjitha kushtet për të vijuar garën për postin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të mos lejojë vijimin e kandidimit të Lulzim Hamitaj. Ky i fundit mund ta ankimojë vendimin.
Të lidhura
None found
Ende nuk është marrë vendim për kandidaturat e Genc Gjonçajt, Helena Papës, Alban Toros, Arta Vorpsit dhe Brunilda Barës, për të cilat po shqyrtohet nëse do të lejohen apo jo të vijojnë procesin.
Pas përfundimit të shqyrtimit të të gjitha kandidaturave, KED do të nisë vlerësimin me pikë. Tre kandidatët që do të renditen më lart do t’i përcillen Presidentit të Republikës dhe Kuvendit.
Presidenti do të përzgjedhë një prej tre emrave, ndërsa në Kuvend të tre kandidatët do të kalojnë në votim.
Dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese u krijuan nga dorëheqja e Elsa Toskës dhe përfundimi i mandatit të Sonila Bejtes.
Procesi për emërimin e zëvendësuesve të dy gjyqtarëve kushtetues ka tejkaluar çdo afat të parashikuar nga ligji.
