Anthony Joshua (31-vjeçari) dhe Tyson Fury (32-vjeçari) do të rrahën njëri me tjetrin gjatë këtij viti.
Pormotori i njohur, Eddie Hearn e ka konfirmuar se lufta mes dy boksierëve britanik do të zhvillohet më 7 ose 14 gusht në Arabinë Saudite.
Luftën e fundit, Tyson Fury e zhvilloi në shkurt të vitit 2020 – ku e mposhti amerikanin, Deontay Wilder.
Kurse, Joshua luftën e fundit e zhvilloi në dhjetor të vitit të kaluar kundër Kubrat Pulev – ku fitoi me nokaut.