Franca dhe Anglia janë dy favoritet kryesore për të fituar kampionatin Europian sipas kompanive të basteve.
“Gjelat” e Deshampit kanë një grup futbollistësh mjaft të talentuar dhe nga më të mirët në botë, çka do të thotë se mund të triumfojnë në këtë kompeticion.
Të lidhura
None found
Triumfi i francezëve kuotohet 5.6, ndërsa ekipi i dytë favorit është Anglia me 5.88. Belgjika është skuadra e katërt, e cila pasohet nga Spanja dhe Gjermania për të mbyllur pesëshen. Kampionët aktualë të Portugalisë kanë koeficientin 9,5, ndërsa Italia është e shtata.
