Gjatë protestës së 105-të në Tiranë kundër Edi Ramës, një qytetare shprehu pakënaqësinë e saj ndaj qeverisë dhe kryeministrit.
Në fjalën e saj, ajo përmendi edhe deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Caushin, duke ngritur pikëpyetje për apartamentin me vlerë 250 mijë euro dhe duke kërkuar që çështja të shqyrtohet nga drejtësia.
Të lidhura
None found
Protestuesja tha se pas hekurave duhet të jenë personat që, sipas saj, kanë vjedhur qytetarët për më shumë se 30 vite. Ajo ngriti si shqetësim faktin që Zegjine Caushi, të cilën e cilësoi si analfabete, pas vetëm një viti si deputete rezulton me një apartament 250 mijë euro, ndërsa njerëzit punojnë gjithë jetën dhe nuk arrijnë të blejnë një shtëpi. “Ku është barazia këtu? Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë”, u shpreh ajo.
