Klubi i njohur gjerman solidarizohet me Ukrainën, ndriçon stadiumin

Augsburg ka vendosur të ndriçojë stadiumin e saj me ngjyrat e verdha dhe blu në shenjë solidariteti me Ukrainën, e cila tashmë është pushtuar nga Rusia.

“Augsburgu është qyteti i paqes! Një angazhim i qartë për bashkëjetesë paqësore në një shoqëri të larmishme nuk është vetëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne në qytetin tonë, por edhe në mbarë botën. Lufta apo dhuna nuk duhet të përdoren si mjete për të pohuar interesat e veta. /albeu.com/


Shtuar 24.02.2022 21:09