Dani Olmo është një objektiv i Barcelonës për merkaton e verës.
Sulmuesi 25-vjeçar është pjesë e Leipzig ku ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Dhe pse klauzola e largimit vlerësohet 60 milionë euro, klubi katalanas mund të arrijë një akord me më pak para.
Shkak për këtë bëhet dhe dëshira e Olmos, që kërkon të lëtë klubin gjerman.
Interes për lojtarin e kombëtares spanjolle kanë shprehur po ashtu klube të tjera nga Spanja dhe Anglia.
Vlen këtu të përmendet Arsenal, Atletico Madrid dhe Manchester City.