Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, publikoi pak minuta më parë një status ku shprehte mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë dënuar me burgim nga Gjykata e Hagës.
Të lidhura
None found
Postimi i tij u pasua nga një reagim i ashpër i një komentuesi, i cili e akuzoi drejtuesin e klubit shkodran se po shet ndeshjet e Vllaznisë. Xhaferi iu përgjigj publikisht, duke i kërkuar që çdo provë për këto pretendime ta depozitojë në Prokurori.
Komentuesi e kritikoi Xhaferin duke i thënë të mos fliste për “turpin e Hagës”, por për turpin që, sipas tij, po i shkaktohet Vllaznisë përmes shitjes së ndeshjeve dhe renditjes së ekipit në një pozicion që nuk e meriton ky emër. Ai shtoi se presidenti duhej të merrej me politikë, pasi tifozëve u nevojitet Vllaznia dhe jo politika.
“Nëse ke prova e argumente të tilla, shko në Prokurori. Në të kundërt, je një kokërr shpifësi dhe mashtruesi”, iu përgjigj Alban Xhaferi.


Situata te Vllaznia në Shkodër mbetet e tensionuar, pasi skuadra e ka nisur sezonin në mënyrë negative. Për shkak të formës së dobët të ekipit, tifozët kanë shtuar kritikat ndaj drejtuesve dhe trajnerit.
