Mediat në Kosovë kanë bërë me dije se Etnik Brruti ka vendosur të “braktisë” përfaqësuesen dardane për Kombëtaren shqiptare.
21-vjeçari shihej me mjaft perspektivë nga Dardanët edhe për kombëtaren A, teksa te Kosova U-21 mbante edhe shiritin e kapitenit. Por siç duket një ftesë nga FSHF-ja i ka ndryshuar mendjen të riut për të veshur fanellën kuqezi.
Aktualisht kujtojmë se Brruti është një lojtar i Malishevës në Superligën e Kosovës, ku në 23 ndeshje të luajtura në këtë sezon ka mundur të shënojë 1 gol dhe të dhurojë edhe 3 asiste.
Sylvinho pritet të shpallë edhe listën e të grumbulluarve për kualifikueset e Kupës së Botës, ku kuqezinjtë do të luajnë me Anglisë më 21 mars dhe 3 ditë më pas me Andorrën në Tiranë.