Kampion me Napoli-n, Osimhen fiton “Topin e Artë” afrikan

Viti 2023 është në ditët e fundit dhe në këtë moment bëhen edhe një pjesë e bilanceve për vitin që lamë pas.

Së fundmi në Afrikë është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i vitit 2023.

Sulmuesi nigerian i Napoli-t, Victor Osimhen ka marrë “Topin e Artë” afrikan, që i është dhënë 24-vjeçarit nga Konfederata Afrikane e Futbollit.

Pavarësisht që gjatë këtij viti Osimhen ka vuajtur nga dëmtimet, nigeriani fitoi titullin kampion të Serie A me Napoli-n, duke qenë një nga emrat kryesorë të skuadrës që triumfoi në Itali.

Duke lënë pas emra si Onana, Hakimi, Mbemba, Koulibaly, Partey, Anguissa, Kudus, Amrabat, Mane, Salah./albeu.com


Shtuar 12.12.2023 14:53