Kaloi 10 vite te Reali, por Varane tani po nënshkruan për rivalët e mëdhenj të Los Blancos

Raphael Varane ka konfirmuar largimin nga Manchester United pas tre viteve të kaluara në Old Traford.

Qendërmbrojtësi francez e mbyll kontratën me 30 qershor me Djajtë e Kuq dhe do të largohet si futbollist i lirë.

Por duket se e ardhmja e Varanes do të jetë sërish në Spanjë, por kësaj radhe jo te Real Madridi ku kaloi 10 vitet më të mira të karrierës së tij.

Mediumi spanjoll Defense Central ka raportuar se Varane është i gatshëm të nënshkruajë kontratë me rivalët lokal të Realit, Atletico Madrid.

Los Colchoneros janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe tanimë kanë pasur kontaktet e para me agjentin e Varanes i cili duket i gatshëm për tu rikthyer në kryeqytetin spanjoll.

31-vjeçari i është vetë-ofruar Real Madridit, por ka qenë presidenti Florentino Perez që i ka mbyllur dy herë derën për një rikthim të mundshëm të francezit në Santiago Bernabeu.

Atletico Madrid po shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me francezin, edhe pse në garë mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Juventus, Inter, Bayern Munich dhe PSG.

Nëse nuk qëndron në Evropë, Varane mund të zgjedh Lindjen e Mesme për ta vazhduar karrierën kur Al-Nassr dhe Al-Ittihad prej muajsh janë duke tentuar ta bindin për tu transferuar në Superligën e Arabisë Saudite. /Telegrafi/


Shtuar 22.05.2024 16:49