Federata Italiane e futbollit ka publikuar të dhënat zyrtare në lidhje me shpenzimet që kanë 20 skuadrat e Serisë A me agjentët e futbollistëve.
Mbi 138 milionë euro shpeznime nga ana e klubeve, por krahas me 2019-ën dhe 2018-ën shifra është më e ulët, ku sigurisht ndikim ka patur edhe pandemia e Covid-19. Listën e ekipeve që shpeznojnë më shumë në lidhje me komisionin që përfitojnë agjentët e lojtarve e kryeson Juventusi. Bardhezinjtë shpenzojnë plot 21 milionë euro komisione. Ndërkohë që pas tyre qëndrojnë Roma dhe Milan ndërsa Interi qëndron ne vendin e gjashtë. Crotone dhe Spezia ndërkohë mbajnë dy vendet e fundit si ekipet që shpeznojnë më pak se një milionë euro.
Zonja e Vjetër ka reduktuar ndjeshëm pagesat krahasuar me 2019-ën, me Juventusin që deklaronte 44.3 milionë euro komision për menaxherët e futbollistëve. Roma ndërkohë nga 23.2 milionë euro në 2019-ën ka zbritur në 19 milionë euro, teksa po për të njëjtat periudha kohore, kuqezinjtë nga 19.6 milionë euro në 14.3 milionë euro. Në total klubet e Serisë A kanë paguar si komision ndaj menaxherve te futbollistave plot 138 milionë euro, teksa në 2019-ën deklaroheshin 187.8 milionë dhe në 2018 171.5 milionë euro.