Bypassi i Elbasanit nis ndërtimin, Karakaçi: Do të lehtësojë trafikun

Ka filluar zbatimi i projektit për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit, i cili synon të largojë trafikun nga qyteti dhe të sigurojë lidhje më të shpejta mes akseve kryesore rrugore të vendit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi se punimet po zhvillohen në pjesën që nis aty ku përfundon autostrada Tiranë–Elbasan. Sipas tij, bypass-i do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, me standarde të njëjta me ato të rrugës Tiranë–Elbasan.

Të lidhura

None found

Karakaçi tha se infrastruktura e re do t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar gjatë kësaj periudhe, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar dy kontrata për realizimin e projektit, ndërsa kantieri i segmentit të parë është hapur dhe puna ka nisur në terren.

Pjesa e parë e aksit, që nis menjëherë pas përfundimit të rrugës Tiranë–Elbasan, po ecën sipas parashikimeve. Punimet janë lehtësuar edhe nga përfundimi më herët i procedurave të shpronësimit, duke bërë të mundur hapjen e kantierit.

Aktualisht, puna po përqendrohet në 3 kilometrat e parë, të cilët përfundojnë pranë Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Ndërkohë, pjesa në vazhdim deri në afërsi të Peqinit është planifikuar të jetë në prokurim në vitin pasardhës.

Projekti pritet të ndikojë në riorganizimin e qarkullimit dhe në funksionimin më të mirë të korridoreve strategjike rrugore. Bypassi do të ndajë lëvizjet e mjeteve që vijnë nga jugu dhe juglindja e vendit nga trafiku që zhvillohet brenda Elbasanit.

Gjithashtu, rruga e re do të lidhë në mënyrë më të integruar autostradën Tiranë–Elbasan, aksin e ri anashkalues të Elbasanit dhe korridorin Elbasan–Qafë Thanë, duke përmirësuar qarkullimin drejt juglindjes dhe pikës kufitare të Qafë Thanës.


Shtuar 15.09.2026 19:24

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis