Juventus tregohet konkret, ofertë zyrtare për Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo është vënë në shenjëstër nga Juventusi, që ka edhe një plan për ta marrë sulmuesin anësor nga Roma.

Mediat në Itali raportojnë se klubi nga Torino ka gati 25 milionë euro dhe ofron edhe dy lojtarë në këmbim të yllit të Romës.

Konkretisht te Juventusi janë të gatshëm të sakrifikojnë Arthur, i cili ka një pagë të lartë dhe kjo pjesë duhet diskutuar, dhe Weston Mckennie.

Në fakt të dy janë lojtarë që Juventusi është i gatshëm t’i shesë, në raste se merr ndonjë ofertë, ndërsa Zaniolo vlerësohet me 60 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.06.2022 19:06