E ardhmja e Paulo Dybala mbetet e panjohur përtej faktit se vazhdimësia e tij në radhët e Juventusit ka përfunduar.
Ai nuk do të vazhdojë me Juventusin dhe kështu “Zonja e Vjetër” po mendon për alternativën e mundshme të tij. Ata kanë piketuar yllin brazilian që firomosi në janar me Shakhtar Doentsk, David Neres.
Braziliani David Neres la 12 milionë euro në arkën e Ajax-it në merkaton e dimrit. FIFA ka pezulluar aktualisht kampionatin ukrainas dhe kështu Neres mund të ketë një mundësi të artë për t’u transferuar te klubi italian në verë./ h.ll/albeu.com