Juventus-Dybala, ende nuk ka marrëveshje për rinovimin e kontratës

Juventuesi ende nuk i ka nisur negociatat  me Paulo Dybalan për rinovimin e kontratës.

Dybala ka kontratë me Juventusin të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

Të dyja palët tashmë kanë nisur negociatat për rinovimin e marrëveshjes megjithatë duket se ka distancë të madhe mes kërkesës së futbollistit dhe atë që ofron klubi.

Agjentët e sulmuesit po kërkojnë pagë 10 milionë euro në sezon për klientin e tyre, ndërsa në anën tjetër “Zonja e Vjetër” i ka ofruar 7 milionë.

Sipas mediave italiane, takimi i radhës mes dy palëve do të mbahet të mërkurën ku do përpiqen të gjejnë akordin për një marrëveshje të re.

‘Bianconerët’ e shohin argjentinasin si futbollist kryesorë të klubit pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe duan ta mbajnë ende në skuadër.


Shtuar 4.09.2021 16:09