Jorginho tregon emrin e trajnerit të preferuar: Ëndërroj të stërvitem me të, është një pikë referimi

Jorginho ditët e fundit u intervistua nga youtuberi Ale Oliveira duke zbuluar disa histori për kalimin e tij në Chelsea por edhe për të ardhmen e tij:

“Kur u largova nga Napoli, duhet të kisha nënshkruar për një klub tjetër anglez që nuk ishte Chelsea. Më pas erdhën Blutë dhe gjithçka ndryshoi. Shumë shpejt. Nuk është sekret, thjesht kërko në internet dhe gjeje: është Manchester City. Të luaj për Guardiolën? Është një nga ëndrrat e mia. Nuk e di nëse do të ndodhë, por ai është një pikë referimi.  Kur isha një fëmijë, e shikoja me admirim Barcelona e tij të fitonte gjithçka me Ronaldinhon, Xavi dhe Iniesta”. /albeu.com/


Shtuar 20.02.2022 14:28