Jepet “OK” nga Premier League, shitja e Chelsea drejt finalizimit

Hapet rruga për shitjen e Chelsea dhe ka qenë vetë Premier League që e ka konfirmuar diçka të tillë përmes një njoftimi.

“Këshilli i Premier League ka miratuar sot propozimin për blerjen e klubit të Chelsea”, thuhet në njoftimin e bërë.

Tashmë Chelsea mund të kalojë nga Roman Abramovich te grupi amerikan, që drejtohet nga Todd Boehly. / h.ll/albeu.com


Shtuar 24.05.2022 21:05