Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar politik vendimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Gjatë pjesëmarrjes në protestën kundër këtij aktgjykimi, Tahiri deklaroi se institucionet e shtetit duhet të angazhohen më seriozisht për apelimin e vendimit.
Sipas tij, vendimi nuk lidhet me drejtësinë dhe arsyetimi i paraqitur është jashtë rrethanave të luftës, e cila, siç tha, u zhvillua për liri dhe në mbrojtje ndaj gjenocidit.
Tahiri kërkoi që të ndërmerren të gjitha veprimet e mundshme për ta kthyer çështjen në apel. Ai kritikoi institucionet, duke thënë se gjatë pesë vjetëve nuk kanë bërë asgjë të rëndësishme dhe se tani duhet të reflektojnë.
