Harry Maguire nuk është duke kaluar një moment të mirë me Manchester United, edhe pse vazhdon të jetë kapiteni e skuadrës.
Këtë sezon dyshja Varane – Martinez kanë arritur të bëjnë mirë dhe të jetë ata dyshja e titullarëve në qendër të mbrojtjes.
Ajo që shqetëson më shumë është sjellja e tifozëve ndaj tij, të cilët nuk e duan në fushë pasi sipas tyre nuk justifikon paratë e shpenzuara për të.
Në lidhje me situatën e anglezit ka reaguar edhe veterani Chiellini, i cili është shprehur se i vjen keq për të dhe se nuk është faji i tij se pse United shpenzoi aq shumë për të, ndërkohë që ai është një lojtar shumë i mirë sipas italianit.
“Jam i trishtuar për situatën e Maguire sepse ai është një lojtar i mirë. Ata kërkojnë shumë prej tij. Vetëm për shkak se kanë paguar 80 milionë funte për të, ai duhet të jetë më i miri në botë çdo ndeshje? Nuk është e drejtë. Vlera e tregut varet në shumë aspekte që nuk mund t’i kontrolloni. Nuk është faji juaj. Nëse doni të fitoni Kupën e Botës është e pamundur ta bëni këtë me disa probleme në lojtarët kryesorë, dhe me siguri Maguire është një nga lojtarët kryesorë në ekip,” u shpreh Chiellini./albeu.com