Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës pas gati dy vitesh nga zgjedhja e tij

Mesfushori Bledian Krasniqi tashmë është pajisur me pasaportë kosovare, duke fituar kështu të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në ndeshje zyrtare.

Të lidhura

None found

Krasniqi e bëri zgjedhjen e tij më 11 nëntor 2024, kur vendosi të luante për Kosovën në arenën ndërkombëtare, pas angazhimit të mëparshëm me grupmoshat e Zvicrës.

Pavarësisht këtij vendimi, lojtari me karakteristika sulmuese deri tani ka regjistruar vetëm një paraqitje me fanellën e “Dardanëve”. Ai u aktivizua në miqësoren kundër Ishujve Komore, të zhvilluar në qershor të vitit 2025.

Mesfushori i Zurichut ka qenë vazhdimisht pjesë e listës së zgjeruar të Franco Fodas, ndërsa vonesa në aktivizimin e tij lidhej me çështjen e dokumentacionit dhe pasaportës.

Tashmë kjo pengesë është kapërcyer. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih bëri të ditur se Krasniqi ka marrë pasaportën e Republikës së Kosovës.

“Mirë se erdhe, Bledian!

Me kënaqësi kemi pritur këtë moment të veçantë, përzgjedhjen e Bledian Krasniqit në Kombëtaren A të Kosovës. Blediani tashmë është pajisur me pasaportën e Republikës së Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih.

Faleminderit, Bledian, që zgjodhe Kosovën dhe që do ta përfaqësosh vendin tonë me fanellën e Dardanëve.

Urime për këtë hap të rëndësishëm dhe shumë suksese në sfidat që të presin me ekipin e Dardanëve!

Një ekip. Një fanellë. Një Kosovë”, thuhet në komunikatën e konsullatës.

Edhe në grumbullimin aktual, Krasniqi është përfshirë në listën e zgjeruar. Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë një alternativë konkrete për Foden në muajin nëntor.//


Shtuar 21.09.2026 08:19

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet