Stoli i Edy Rejës në krye të kombëtares shqiptare është lëkundur ndjeshëm pas humbjes me Izraelin dhe barazimit me Islandën në “Air Albania”, ndeshje këto të vlefshëm për Nations League.
Me tifozët kundër tashmë një sërë emrash janë përfolur për të marrë drejtimin e kuqezinjve, pasi Reja ka “valixhet” gati për t’u larguar.
Një ndër këto emra është edhe ish-trajneri që na kualifikoi në “Euro 2016”, Giani De Biazi. Por në lidhje me një rikthim të mundshëm të tij në krye të skuadrës ka reaguar edhe Ismail Morina i njohur nga të gjithë si “Ballisti” që ndriti “dronin” në mes të Beogradit.
“Kurse këtij i keni dhënë gjithçka, kështu që nëse dëshironi që ta ktheni ju propozoj t’i jepni si çmim BO*ET e kalit të Skënderbeut”, ka shkruar Ballisti, i cili dukshëm është kundër këtij rikthimi.
Ndërkohë një tjetër postim i ka kushtuar Besnik Hasit, një tjetër emër për të marrë frenat e kuqezinjve. Në rastin e këtij të fundit ka shkruar: “Ty o bablok nëse do vije do të thoja: ‘Ta shtoftë ZOTI inatin’ por e di që nuk vjen dhe t’kuptoj krejtsishtë”, ka theksuar Morina.
/ h.ll/albeu.com