Më telefonoi dhe dukej jashtëzakonisht i lumtur”, Earl Spencer rrëfen deklaratën tronditëse të Mbretit Charles pas vdekjes së Princeshë Dianës

Earl Spencer, vëllai i Princeshë Dianës, ka risjellë në vëmendje një prej episodeve më të diskutueshme pas vdekjes së saj, duke këmbëngulur se Mbreti Charles i kishte thënë se motra e tij “do të harrohej shpejt”.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste për BBC, Spencer deklaroi se po tregonte të vërtetën për një telefonatë që, sipas tij, mori disa ditë pas vdekjes së Dianës, në gusht të vitit 1997.

Sipas rrëfimit të tij, biseda kishte në qendër çështjen nëse princat Ëilliam dhe Harry duhej të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre gjatë ceremonisë mortore. Spencer tha se ishte kundër kësaj ideje, pasi besonte se Diana nuk do të kishte dashur që fëmijët e saj të përballeshin me një situatë të tillë.

Ai tregon se Princi Charles, titulli që mbante në atë kohë, reagoi i zemëruar dhe foli gjatë për përgjegjësinë e familjes mbretërore. Në fund, sipas Spencer, ai u shpreh: “Do ta harrojmë shpejt.”

“Mund t’ju them tani se këto janë fjalët e sakta që ai përdori”, tha Earl Spencer për BBC.

Pas pretendimeve të publikuara në librin e ri të Spencer, Buckingham Palace reagoi ashpër. Pallati deklaroi se Mbreti e kupton se “dhimbja e humbjes së një vëllai apo motre mund të ndikojë në arsyetim, gjykim dhe kujtesë”, edhe shumë vite pas ndarjes nga jeta.

Spencer e interpretoi këtë reagim si një përpjekje për të vënë në pikëpyetje kujtesën e tij.

“Kanë thënë se kujtimet mund të ndryshojnë, apo jo?”, u shpreh ai. Kur u pyet se cilit version duhej t’i besonte publiku, ai dha një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Unë po them të vërtetën.”

Vëllai i Dianës thotë se ua kishte treguar telefonatën familjarëve dhe miqve në atë kohë, pasi fjalët e Charles, sipas tij, ishin aq tronditëse sa nuk mund t’i mbante për vete.

Spencer ka treguar gjithashtu se Charles e telefonoi pas aksidentit fatal të Dianës në Paris, më 31 gusht 1997. Sipas tij, mbreti i ardhshëm tingëllonte jashtëzakonisht i gëzuar, ndryshe nga personat e tjerë që e kishin telefonuar për t’i shprehur ngushëllimet.

Libri i Earl Spencer, “Swan Song: Diana, My Sister”, pritet të botohet javën e ardhshme dhe pritet të përmbajë kritika të ashpra ndaj familjes mbretërore britanike.

Vdekja e Dianës, e cila ishte 36 vjeçe, shkaktoi tronditje të madhe në publikun britanik. Në atë periudhë, familja mbretërore u kritikua për mënyrën e reagimit ndaj humbjes dhe për faktin se nuk shfaqi publikisht emocione.

Princi Harry ka folur më herët edhe për momentin kur, në moshën 12-vjeçare, eci pas arkivolit të nënës së tij. Ai ka thënë se “asnjë fëmijë nuk duhet të detyrohet të përjetojë një situatë të tillë”, por më vonë është shprehur se, duke e parë ngjarjen pas shumë vitesh, ishte i kënaqur që kishte marrë pjesë në ceremoni.


Shtuar 18.09.2026 19:55

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet