Gazment Bardhi ka reaguar për mungesën e një kërkese nga Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, procedurë që do t’i hapte rrugë arrestimit të saj.
Në reagimin e publikuar me titullin “Dita 8”, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike thekson se java u mbyll sërish pa një kërkesë të tillë nga SPAK.
Të lidhura
None found
Sipas Bardhit, mungesa e Ballukut në Parlament në një moment kur Partisë Socialiste i nevojiteshin 84 vota dëshmon tensionin mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.
Ai kujton se Rama kishte përmendur në mars tre arsye për arrestimin e Ballukut, ndërsa, sipas tij, SPAK ia atribuoi asaj në shtator të njëjtat çështje: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Bardhi shprehet se Prokuroria e Posaçme nuk duhet të veprojë sipas llogarive politike të kryeministrit dhe nuk është krijuar për të pritur derisa Edi Rama të bindë Belinda Ballukun të dorëzojë mandatin.
Në vijim, ai nënvizon se SPAK ka mandatin të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta, duke vepruar i pavarur nga pushteti dhe interesat politike të tij.
Për sigurimin e votës së 84-t në orën 2 të mëngjesit, Bardhi pretendon se Edi Rama ka kaluar edhe një “cak human” që, sipas tij, vështirë se mund të imagjinohet. Ai shton se kjo është një çështje tjetër dhe nuk ka lidhje me Ballukun.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
DITA 8
Edhe kjo javë përfundoi pa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kërkesë që do t’i hapte rrugën arrestimit të saj.
Mungesa e zv.kryeministres në Parlament, në kohën kur PS-së i duheshin 84 vota, sipas Bardhit tregon qartë përplasjen e saj me Edi Ramën.
