Inter po bëhet gati të realizoj 3 godijte në merkaton e janarit. Emrat e preferuar janë Insigne, Filip Kostiç dhe Giacomo Raspadori.
Sipas “TuttoSport”, Marotta është komunikuar nga Inzaghi për këto tre lojtarë dhe drejtori sportiv i Inter-it do të fillojë punën për të afruar lojtarët. Insigne nuk dëshiron rinovimin me Napolin dhe Interi është zgjedhja e parë për italianin.
Kontrata e Kostiç skadon në vitin 2023 por Marotta do të tentojë me 10 milion euro për të bindur Frankfurtin. Ndërsa Raspadori është synimi kryesor i zikaltërve pasi djaloshi është i ri dhe premton shumë./h.ll/albeu.com