Inter përgatitet për kualifikimin, ndaj Plzen projektohet Gosens nga minuta e parë, Lukaku në stol

Kundër Viktoria Plzen, Inter do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ditën e mërkurë.

Zikaltërit kërkojnë vetëm fitoren dhe kështu do të arrijnë të kualifikohen për fazën tjetër jashtë grupeve. Kjo fitore e Interit, do të bënte që Barcelona të kalonte në Europa League, një goditje e madhe për Xavin.

Gazetat italiane mundohen të parashikojnë sipas burimeve të tyre, se si do të startojë ekipi i Inzaghit. Lukaku do të kthehet në skuadër, por do të nisë ndeshjen nga pankina, prandaj në sulm do të jetë Dzeko me Lautaron.

Në të majtë, mundësi e artë për gjermanin Gosens nga minuta e parë, ndërsa në të djathtë holandezi Dumfries.

Asllani me shumë mundësi do të jetë në stol, por gjithçka mund të ndryshojë në ditën e sfidës./h.ll/albeu.com


Shtuar 24.10.2022 09:18