Inter ka gati rinovimin për një tjetër lojtar

Interi është në një periudhë rinovimesh ku po përpiqet të “blindoj” lojtarët e vlefshëm në ekip.

Pas Lautaros dhe Barellas, Inter ka gati rinovimin me Dimarco. Anësori 26-vjeçar italian është i lumtur të vazhdoj të luaj për zikaltërit. Inter do të shpërblej lojtarin me një pagë shtesë për performancën e tij të mirë këtë sezon.

Ai ka luajtur këtë sezon me zikaltërit 11 ndeshje ku ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 2 herë. Inter primar ka në këto momente rinovimin e Brozoviç i cili ende nuk është ulur për të biseduar detajet.

Interi dhe kroati janë në 1 milion euro distancë nga marrëveshja e tyre./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2021 12:36