Inter dhe Juventus në “luftë” për sulmuesin italian

Inter dihet se ka kohë që vëzhgon sulmuesin e talentuar italian, Scamaça.

Marotta po vëzhgon sulmuesin me kujdes pasi e sheh si idealin për repartin sulmues të ekipit zikaltër.

Por Inter duhet të bëjë kujdes pasi Juventus i është futur “valles” gjithashtu. Pas largimit të Ronaldos Juventus e ka patur të vështirë të gjejë golin.

Cavani, Milik, Aubameyang, Martial dhe tashmë Scamaça, janë emrat që Juventus ka lakuar për sulmin.

Transferimi nuk do të jetë i thjeshtë sepse Sassuolo kërkon minimalisht 40 milion euro për të./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.12.2021 13:27