Ilir Meta uron tifozët e Celtic për Festen e Pashkëve, i fton ata të vizitojnë Sarandën

Kryetari i Partisë se Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë tifozët e Celtic FC për Festen e Pashkëve dhe i fton ata te vizitojnë Sarandën.

“Ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët për ju, familjet tuaja, si dhe për të gjithë lojtarët e Celtic FC . Zoti ju bekofte te gjithëve”, shprehet Ilir Meta, i cili edhe përshkruan Sarandën si një qytet të bukur dhe i fton ata ta vizitojnë këtë verë.

Ilir Meta shfaqet duke bërë palestër, ndërsa veshur mban pluzën e Celtic.


Shtuar 31.03.2024 15:20