Kristjan Asllani nuk e harron të kaluarën, shfaqet në stadium si tifoz i klubit të Serisë A

Kristjan Asllani ka shënuar këtë muaj kulmin e karrierës së it jem klube, teksa është shpallur kampion në Serinë A me Interin.

Ai është kthyer në një element të rëndësishëm në grupin zikaltër dhe këtë e tregoi edhe fakti se luajti titullar në sfidën e mbrëmshme në Serinë A ndaj Sasuolos.

Por pas përfundimit të sfidës së luajtur në transfertë, Asllani nuk është kthyer në Milano.

Përkundrazi, ai ka shkuar në Buti, në krahinën ku është rritur pasi u largua nga Shqipëria që në moshë të vogël dhe sot pasdite është shfaqur në stadiumin i cili për një periudhë kohë ishte “shtëpia” e tij.

Ai ka postuar në rrjete sociale foto nga stadiumi “Carlo Castellani” i Empolit, ku ish-skuadra e tij, luante përballë Frozinones një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën në Serinë A.

Një foto e shoqëruar me një zemër blu për Asllanin, i cili padyshim mbetet ende një tifoz i skuadrës tek e cila u bë i famshëm dhe iu dha shansi që më pas të bëhej pjesë e Interit.


Shtuar 5.05.2024 17:24