VIDEO / Albin Berisha shënon dhe shpëton Petrolulin nga rënia

Sulmuesi Albin Berisha ka shënuar pas një kohe të gjatë në kampionatin e Rumanisë, gol që kishte shumë rëndësi për skuadrën e tij.

Të dielën, në ndeshjen e luftës për mbetje në Superligë e Rumanisë, Berisha shënoi për fitoren e Petrolulit ndaj Otelulit me rezultatin 2-1.

23-vjeçari në lojë hyri në minutën e 59-të, ndërsa shënoi golin e fitores në minutën e 80-të.

Golin e fundit, Berisha e kishte shënuar më 8 mars, por ky ishte shumë me vlerë.

Berisha ka tri gola në 13 paraqitje për Petrolulin, që siguron mbijetesën në Superligën e Rumanisë një javë para fundit.

Petroluli ka 29 pikë, ndërsa Voluntari ka 24 pikë dhe mban vendin e 13-të që ka pasojë rënien nga elita. /Telegrafi/


Shtuar 5.05.2024 17:21