Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Zlatan Ibrahimovic ka gjetur hapësirë për të folur rreth kampionatit të Serie A, rivalëve të tij dhe lojtarit që i ka bërë më shumë përshtypje.
“Për momentin jemi të dytët, për momentin. Napoli është i fortë, Kvaratskhelia është lojtari që më ka bërë më shumë përshtypje. Juve po rikthehet dhe Interi është në garë pasi nuk dorëzohen lehtë. Por ne jemi Milan dhe do të luftojmë.
Për më tepër, ky është një vit shumë i veçantë me pushimet dimërore dhe Kupën e Botës që luhet në mes. Do të jetë një kampionat i kushtëzuar dhe më pak cilësor. Dhe nga përvoja ime e gjatë për të fituar Serie A, e di se është gjithmonë pjesa e dytë e sezonit vendimtare për të parë se cili ekip do të ngrejë trofeun”, është shprehur Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit./ h.ll/albeu.com