Sulmuesi kryesor i Milanit, mund të lë pas dëmtimin dhe të ndihmojë skuadrë ne tij në ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës ndaj Manchetser United.
39 vjeçari pritet ti bashkohet skuadrës në stërvitje që ditën e nesërme.
Optimizmi në kampin kuqezi është maksimal, që ta kenë Ibrën në dispozicion për ndeshjen e të enjtes ndaj Manchester United, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Lugës së Europës.
Pas barazimit 1-1 në “Old Trafford”, Milani do të provojë kalimin në çerekfinale në “San Siro” dhe Ibra pritet të jetë një armë më shumë në duart e Piolit, duke qenë se njeh mirë edhe “djajtë e kuq”, me të cilët ka luajtur për dy sezone dhe ka fituar Europa Leagune në 2017-ën. /albeu.com/