I dha fitoren Manchesterit, Rashford: Ishte një test i madh për ne

Sulmuesi i talentuar i Manchester United, Marcus Rasfhord, ishte më i miri në fushë ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Sfida e magjishme përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të “djajve”, ku Rashford asistoi për golin e parë dhe shënoi 2 të tjerët. Pas ndeshjes, sulmuesi anglez foli ka theksuar se ishte një ndeshje e madhe

“Është gjithmonë një ndeshje e madhe kur luan kundër Arsenalit, veçanërisht pas një fillimi kaq të mirë të sezoni nga ana e tyre. Ishte një test i madh për ne sot. Duhet të jemi krenarë për veten tonë. Është mirë kur futesh në ritëm.

Ne kemi disa asistues të shkëlqyer dhe për sa kohë që vrapojmë në fushë, do të bëjmë mirë. Duhet të vazhdojmë për 90 minuta me ritëm të lartë. Është e rëndësishme për ne të vazhdojmë me këtë ecuri.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.09.2022 11:42