Besëlidhja ka prezantuar zyrtarisht afrimin e Gabriel Olamide Ogungbire, një sulmues 23-vjeçar që sapo ka lënë KF Shirokën për të nisur një kapitull të ri me ekipin lezhjan në Kategorinë e Parë.
Talenti nigerian pati një periudhë prove te Tirana, por pa arritur të bindë stafin teknik bardheblu, u detyrua të rikthehej te Shiroka në Shkodër. Megjithatë, tani rrugëtimi i tij merr një drejtim tjetër, siç e ka konfirmuar vetë klubi i Besëlidhjes përmes një postimi në platformat sociale.
Të lidhura
None found
Skuadra lezhjane shkroi në njoftimin e saj: “KF Besëlidhja njofton afrimin e Olamide Gabriel Ogungbire, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri, duke forcuar repartin sulmues të ekipit”. Pritet që lojtari të sjellë energji dhe zgjidhje të reja në ofensivë për ambiciet e klubit në këtë kampionat.
