Mundësia për të firmosur me Gleison Bremer humbi pasi Juventus gjeti akordin me Torinon për mbrojtësin.
Sipas “Sportmediaset”, Inter tashmë ka hedhur sytë nga Merih Demiral. Pavarësisht se Atalanta ka paguar këtë merkato 20 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Juventus, Inter po mendon ta shkëmbejë kokë më kokë me Andrea Pinamonti i cili vlerësohet po aq sa Demiral.
Atalanta e pëlqen sulmuesin e Interit dhe gjithashtu ka shfaqur interes për të pak kohë më parë./ h.ll/albeu.com