Për herë të parë në historinë e saj, Preamier League do të ketë një grua si presidente.
Alison Brittain, 57 vjeç, do të marrë detyrat e saj nga fillimi i vitit 2023, duke pasuar presidentin e përkohshëm Peter McCormick, i cili nga ana e tij pasoi Gary Hoffman nëntorin e kaluar.
Hoffman kishte dhënë dorëheqjen pas reagimit të ashpër që kishte lindur për miratimin e blerjes dhe shitjes së Newcastle nga fondi shtetëror i Arabisë Saudite.
Britten ka një qëndrim të gjatë në botën e biznesit me ndalesën e fundit që është “Whitbread PLC”, një kompani shumëkombëshe hotelesh dhe restorantesh, dhe zgjidhja e saj në postin e presidentes erdhi me një shumicë absolute votash të klubeve.
“Kam qenë adhuruese e futbollit për vendin tonë, një ligë e dashur në të gjithë botën dhe ka potencialin të ndikojë pozitivisht në shoqëri. Do të jetë një privilegj të jem në gjendje të ndihmoj në planet e zhvillimit të Premier League për të ardhmen dhe të punoj me klubet për qëndrueshmërinë dhe suksesin e tyre afatgjatë”, ka komentuar presidentja e re e ligës kryesore të futbollit në botë./h.ll/albeu.com