Hakimi debuton me gol, PSG e nis me kembën e mbarë Ligue One (VIDEO)

Pa Messin që ende nuk është zyrtarizuar por do të vijë ditët e ardhshme dhe pa 4-5 titullarë të tjerë, Paris Saint Germain e nis me fitore sezonin e ri në Ligue 1.

Në transfertën me Troyes, në një stadium të mbushur me tifozë, parizienët triumfuan 2-1 me përmbysje dhe gjithçka ndodhi në pjesën e parë.

Ishte El Hajjam i cili që në minutën e 9′ kaloi në epërsi vendasit e Troyes por menjëherë erdhi reagimi i miqve me Hakimi në 19′(debutim me gol) dhe Icardi në 21′ që përmbysën menjëherë situatën.

Pjesa e dytë ishte më e vakët për të dyja skuadrat që rrezikuan por nuk shenuan edhe pse një barazim nuk do të ishte padrejtësi për Troyes.

Gjithsesi, PSG me dy blerje të reja në fushë por me shume mungesa e në pritje të Messit e nis në mënyrën më të mirë kampionatin francez.


Shtuar 7.08.2021 23:13

Tags: , ,