Hakan Calhanoglu nuk përmbahet: Jam më i miri në botë, pas meje janë Rodri, Kroos dhe Kimmich

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu e konsideron veten e tij si mesfushorin më të mirë në botë. Në një intervistë për DAZN, fantazisti turk sheh pas tij Rodrin, Toni Kroos, Kimmich e Enzo.

“Muaj më parë, thashë se isha ndër Registat më të mirë, por askush nuk besoi në mua. Gjithmonë kam besuar në veten time. Unë i njoh cilësitë e mia dhe nuk kam frikë nga askush. Të tjerët nuk e bëjnë atë që unë po prodhoj aktualisht në fushë.

Për shembull, unë kurrë nuk shënoj nga një distancë e afërt, por nga 25-30 metra ose nga një goditje dënimi. Këto janë gjëra të vështira për t’u nxjerrë. Ata janë të mirë në menaxhimin e lojës, por nuk më pëlqen të bëj pasime prej pesë metrash. Unë gjithmonë kërkoj pasimin vrasës që rrit mundësinë për të shënuar. Pasimet horizontale nuk ndihmojnë”, tha turku. /newsport.al/


Shtuar 23.02.2024 13:01