Më 18 shtator 2026, rreth orës 22:45, pjesëtarët e Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup arrestuan B.C., 20 vjeç, nga Shkupi, në zonën e Draçevës.
Të lidhura
None found
Gjatë bastisjes së banesës së tij, të realizuar me urdhër gjykate, zyrtarët e Njësisë për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup zbuluan dhe konfiskuan marihuanë.
Policia njoftoi se, pasi rasti të dokumentohet në tërësi, kundër të riut do të paraqitet kallëzimi përkatës.
