Influencuesja 21-vjeçare ekzekutohet në sy të të atit, pak ditë pas lirimit nga paraburgimi

Evelyn Lima Dantas, një influencuese 21-vjeçare, u mor me forcë nga shtëpia dhe u vra me armë zjarri përpara babait të saj, vetëm pak ditë pasi kishte dalë nga paraburgimi.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi në verilindje të Brazilit, në orët e para të së mërkurës, ndërsa e reja ishte nën hetim për përfshirje të dyshuar në vrasjen e një ish-polici.

Babai i saj dëshmoi se rreth orës 03:30 të mëngjesit, dy persona hynë me dhunë në banesën e familjes. Ata e tërhoqën 21-vjeçaren jashtë dhe e qëlluan disa herë, duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendin ku ndodhi ekzekutimi, autorët lanë me bojë spraj mbishkrimin “TCP”. Këto shkronja janë akronimi i Terceiro Comando Puro (Third Pure Command), një prej fraksioneve kriminale të njohura në Brazil.

Sipas dëshmitarëve, personat e përfshirë u larguan me një automjet pa mbërritur ende policia. Efektivët e gjetën trupin e Dantas në trotuar, të mbuluar me një çarçaf.

E reja numëronte mbi 150 mijë ndjekës në rrjetet sociale. Përmbajtja që ajo shpërndante përqendrohej te përditshmëria, bukuria dhe fitnesi.

Vrasja e saj ndodhi ndërkohë që autoritetet po hetonin ekzekutimin e Antonio Anildo Alves da Silva, një ish-polic 56-vjeçar. Ai ishte vrarë më 29 korrik jashtë një supermarketi, pasi ishte qëlluar nga katër persona me fytyra të mbuluara.

Hetuesit dyshonin se Dantas u kishte dhënë ndihmë autorëve të vrasjes së ish-policit, ndaj ajo ishte arrestuar gjatë muajit korrik. Më 9 shtator, ajo u lirua përkohësisht, afërsisht një javë përpara se të ekzekutohej.

Policia bëri të ditur se 21-vjeçarja ishte skeduar edhe më herët nga autoritetet. Në të kaluarën, ajo ishte arrestuar nën dyshimin se trafikonte drogë në interes të një grupi kriminal.

Autoritetet kanë hapur një hetim për vrasjen dhe po përpiqen të identifikojnë e të arrestojnë përgjegjësit. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse Terceiro Comando Puro, grupi të cilit i referohet mbishkrimi “TCP”, ka qenë realisht i përfshirë në ekzekutim.

Mes pistave që po shqyrtohen është mundësia që krimi të jetë kryer për hakmarrje.

Rodrigo Lopes u tha gazetarëve se hetuesit po punojnë mbi hipotezën se vrasja mund të ketë synuar mbulimin e gjurmëve ose mund të ketë qenë hakmarrje nga një fraksion kriminal.


Shtuar 19.09.2026 12:43

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet