Futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, pati rol kyç në suksesin e RB Leipzigut kundër PSV Eindhovenit, teksa performancat e tij të fundit dëshmojnë një ecuri gjithnjë e më të mirë.
Të lidhura
None found
Talenti 22-vjeçar po jetën një moment shumë pozitiv te RB Leipzig, duke treguar vlerat e tij edhe në arenën më prestigjioze evropiane. Gruda ishte protagonist absolut i fitores minimale 1-0 të ekipit gjerman ndaj PSV Eindhovenit në Champions League, duke realizuar golin e vetëm të takimit dhe duke u vlerësuar nga Sofascore me notën maksimale 9.0 si lojtari më i mirë i sfidës.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 75-të, kur pas një topi të mbetur në zonë nga një goditje këndi, Gruda e kontrolloi me qetësi dhe e dërgoi topin në cep të portës kundërshtare, duke i siguruar Leipzigut tre pikë jashtëzakonisht të çmuara. Ai luajti 76 minuta dhe gjatë kësaj kohe realizoi katër goditje drejt portës, tri prej të cilave ishin në kuadrat, ndërsa krijoi edhe tri mundësi për shokët e skuadrës.
Një tjetër aspekt i spikatur i paraqitjes së tij ishte aftësia për të avancuar me top në këmbë. Në këtë mënyrë, Gruda u shndërrua në figurën qendrore të një fitoreje që i dha Leipzigut pikët e para në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.
Ecuria e Grudës te RB Leipzig ka shënuar përmirësim të vazhdueshëm, me lojtarin që ka marrë vlerësime të ndryshme në ndeshjet e fundit.
Më 22 gusht, ndaj Heidenheimit, ai u notua me 8.4, ndërsa shtatë ditë më vonë, përballë Borussia Mönchengladbachut, mori notën 8.8. Rrugëtimi vijoi me notën 6.6 kundër Comos më 10 shtator, 7.4 ndaj Hamburgut më 13 shtator dhe 6.5 kundër Bayer Leverkusenit më 20 shtator.
Megjithatë, kulmi i kësaj serie erdhi pikërisht më 13 tetor ndaj PSV Eindhovenit, kur Gruda shënoi golin e fitores dhe u shpall lojtari i ndeshjes me notën 9.0 nga Sofascore.







