Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka bërë befasinë me një deklaratë të fundit, ku thotë se Federata e Shqipërisë nuk i ka bërë asnjëherë ftesë.
Xhaka që përfaqëson Zvicrën që nga fillimi i karrierës, sa ishte drejtpërdrejt në “TikTok”, ka thënë se i është ofruar Shqipërisë se bashku me vëllaun Taulant Xhaka, por këta të fundit nuk e kanë ftuar.
“Kur isha 16 vjeç, babai më ka ofruar mua dhe Taulantin te Kombëtarja e Shqipërisë, por nuk kanë pasur interesim atë kohë”.
“I vetmi person që më ka thirrur te Shqipëria është Lorik Cana që nuk do ta harrojë dhe e kam shok të mirë. Cana më ka marrë në telefon dhe pyetur se si është situata, por Federata shqiptare nuk më ka thirrur kurrë, e lërë më të kemi takim”.
“Unë e falënderoj Zvicrën se ka hapur dyert fillimisht për babin tim, e pastaj tërë familjen”, ishte deklarata e zviceranit.