Grabitet me armë shtëpia e Lemina, brenda ndodhej ish-e dashura e Balotellit (FOTO LAJM)

Momente paniku në shtëpinë e mesfushorit Mario Lemina në Nice të Francës, ku tre hajdutë të maskuar e të armatosur janë futur brenda dhe kanë arritur të marrin sende me një vlerë prej 300 mijë eurosh.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës, kur vetë ish-mesfushori i Juventusit ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen e Gabonit, ndërsa në shtëpi ndodheshin e dashura e tij Fanny Neguesha dhe dy mikeshat e saj.

Sipas policisë lokale, hajdutët, ia kanë dalë të grabitin sende me një vlerë prej rreth 300 mijë eurosh, ndërsa vetë futbollisti ka kërkuar të largohet menjëherë nga grumbullimi, për t’u rikthyer në Francë.

Kujtojmë që edhe e dashura e Lemina, Fanny Neguesha është një personazh mjaft i njohur, pasi më herët ka përjetuar një romancë me sulmuesin italian Mario Balotelli.