Golden Boy 2022: Gavi merr trofeun e rëndësishëm

Pas trofeut Kopa, Gavi merr edhe trofeun tjetër të rëndësishëm sezonal.

Ai është shpallur pak më parë si lojtari më i mirë i ri në Europë.

50 juritë ndërkombëtare kanë zgjedhur mesfushroin e Barcelonës si fitues të çmimit.

“Faleminderit të gjithëve, falenderoj familjen që më ka qenë gjithmonë pranë, nuk do të kisha mundur kurrë të fitoja pa ta dhe pa Barcelonën”, është shprehur ylli i talentuar spanjoll./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.10.2022 13:06